Zbardhet pas afro një viti krimi i ndodhur në muajin nëntor të vitit 2016, ku në pyllin e fshatit Kalenjë në Mallakastrës u gjet nga një bari kufoma e Shefo Duraj, teknolog në uzinën e Ballshit.
Viktima i moshës 57-vjeçare, ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa që në datën 14 nëntor 2016, për t’u gjetur i vdekur pas 12 ditësh.
Nga hetimet që zgjasnin prej afro një viti, gjatë ditës së djeshme, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Shkunjëza”, duke u arrestuar autori i dyshuar për krimin.
Këtë të hënë u arrestua Feti Yzeiraj, 41 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.
Prokuroria e Fierit ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij për veprën penale “Vrasje me dashje” pasi Yzeiraj është autor i dyshuar i vrasjes së Shefo Duraj.
Noa.al mëson se gjithçka ka ndodhur për motive hakmarrje pasi babai i viktimës, dyshohet të ketë vrarë në të afërmin e të dyshuarit.
Në cilësinë e provës materiale, autorit të dyshuar i është gjetur celulari i viktimës.
Aktualisht vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. /a.y/noa.al
U gjet i vdekur në pyll, teknologu i uzinës së Ballshit kishte plagë në trup
Gjendet kufoma e një personi në Mallakastër, dyshimet mbi vdekjen
Lajmëron familjarët se po shkon në një vdekje, zhduket 57 vjeçari nga Mallakastra
Në foto, viktima Shefo Duraj