Transmetuar më 30-11-2016, 10:44

Mallakastër, 30 nëntor 2016, NOA.al- I denoncuar i zhdukur nga familjarët prej 15 ditësh, gjendet një burrë nga Mallakastra, por jo në jetë.

Pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Kalenjë”, është gjetur nga një bari i fshatit kufoma e Shefo Duraj 57 vjeç, banues në fshatin Kalenjë, Mallakastër.

Viktima ishte  shpallur në kërkim për largim nga banesa pa adresë më 14 nëntor.

Nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e jashtme e kufomës, e cila rezulton e dekompozuar, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale, si pasojë e ndonjë rrëshqitje të mundshme.

Për të zbardhur më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për vlerësim./a.y/noa.al