Transmetuar më 16-11-2016, 18:23

Mallakastër, 16 nëntor 2016, NOA.al – Një burrë në Mallakastër është denoncuar i zhdukur në polici nga familjarët e tij.

Ditën e hënë rreth orës 06:30, 57 vjeçari Sh.D., banues në fshatin Kalenjë, Mallakastër, me profesion teknolog në uzinën e Ballshit është larguar pa adresë.

Sipas deklaratës së familjarëve para uniformave blu, 57 vjeçari i larguar i ka telefonuar atyre duke i thënë se po shkon në Gjerbës të Skraparit për një rast vdekje dhe nuk është kthyer më.

Sipas tyre ky ishte komunikimi i tyre i fundit me Sh.D., dhe prej dy ditësh nuk kanë më asnjë informacion për të.

Nga ana e tyre uniformat blu kanë nisur punën për gjetjen e personit të zhdukur, ndërsa u bë edhe shpallja në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/