Transmetuar më 02-12-2016, 14:26

Mallakastër, 2 dhjetor 2016, NOA.al- Dalin detaje të reja lidhur me personin i cili prej afro 15 ditësh rezultonte i zhdukur, por që u gjet i pajetë në pyll.

57-vjeçari Shefo Duraj nga fshati Kalenjë e Mallakastrës, u gjet i pajetë këtë të martë, në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Kalenjë”, nga një bari.

Viktima ishte  shpallur në kërkim për largim nga banesa pa adresë më 14 nëntor.

Nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezulton e dekompozuar.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se nga veprimet e kryera rezulton, se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë me mjete prerëse e të forta dhe djegie të shkallës së parë. 

Dyshohet se Duraj, i cili me profesion teknolog në uzinën e naftës në Ballsh është vrarë, ndryshe nga sa u tha në fillim se vdekja mund të ishte aksidentale.

Para zhdukjes ai kishte telefonuar familjen dhe u kishte thënë se po shkonte në një vdekje, por që nga ai moment humbi çdo gjurmë, për t’u gjetur pas gjysmë muaj i vrarë.

Lidhur me këtë rast dhe për gjetjen e autorëve të vrasjes materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vrasja me dashje”./a.y/noa.al

Gjendet kufoma e një personi në Mallakastër, dyshimet mbi vdekjen

Lajmëron familjarët se po shkon në një vdekje, zhduket 57 vjeçari nga Mallakastra