Transmetuar më 19-08-2017, 11:19

Pak ditë më parë e masakruan me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup, por sot mesa duket i kanë dhënë një tjetër “paralajmërim”.

Shefit të Policisë Kufitare në Vlorë, Sadik Ceka ditën e sotme i kanë djegur makinën e parkuar përpara shëtisë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03.40, të mëngjesit të sotëm në lagjen "Pavarësia" të qytetit bregdetar të Vlorës.

Menjëherë pas njoftimit shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar duke u djegur mjetin tip "Skoda", në pronësi të Sadik Cekës, punonjës policie, me funksion shef i stacionit të pikës kufitare Triport.

Vetë Ceka thotë se nuk ka asnjë problem, por duket se 2 ngjarjet e ndodhura brenda 3 ditësh, tregojnë të kundërtën e asaj që thotë shefi i Policisë Kufitare.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e autorit/ve të kësaj vepre penale. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd