

Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën dhe djalin e saj.
Gjyshja dhe babai shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok, Gjykata e Beratit dënoi sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg, Natasha Rombula.
Gjithashtu babait i hiqet edhe e drejta e prindërimit.
Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, mori fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta.
Gjykata e Beratit dënoi me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.
Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa,i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd