Transmetuar më 15-04-2025, 13:54

MORINA- Një 48-vjeçar është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës pasi ishte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Policia bën me dije se 48-vjeçari u ndalua teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar. Gjithashtu mësojet se hetimet ndaj tij nisën në maj 2024, kur gjatë një kontrolli në banesën e tij në Tiranë, u gjetën një sasi kokaine dhe municion luftarak.

Njoftimi:

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

I arrestuari është shtetasi A. H., 48 vjeç, i cili u ndalua teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Nga verifikimet rezultoi se A. H. ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Hetimet ndaj tij nisën në maj 2024, kur gjatë një kontrolli në banesën e tij në Tiranë, u gjetën një sasi kokaine dhe municion luftarak. Veprimet e mëtejshme procedurale ndaj të arrestuarit po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit