









Spitali i Elbasanit reagon lidhur me vdekjen e 18-vjeçares Ketjona Ibrahimi, e cila humbi jetën të shtunën mbrëma pak pas një operacioni.
Në deklaratën zyrtare, hidhen poshtë pretendimet e familjarëve se e reja është operuar dy herë.
“Pacientja ka vdekur ditën e shtunë ora 20:00, gjashtë orë pas ndërhyrjes, është operuar vetëm një herë dhe në sallën e maternitetit, është thirrur kirurgu për ndihmë duke vazhduar operacioni në ekip më të kompletuar ku ka përfunduar rreth orës 13:30-14:00 është futur në reanimacion”, thuhet në qëndrimin e spitalit.
Ketjona Ibrahimi u paraqit në spitalin e Gramshit me dhimbje të forta barku dhe nga andej u dërgua për në urgjencën e spitalit të Elbasanit, për shkak se gjendja e saj sa vinte e rëndohej.
Familjarët akuzojnë mjeken kirurge J.K., 43 vjeçe, për mjekim të pakujdesshëm, për shkak se e reja ndërroi jetë pak pas operimit, ndërkohë që pretendojnë se është operuar dy herë.
Sakaq, policia thotë se pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes. /a.y/noa.al
Humbi jetën pas operacionit në spitalin e Elbasanit, dyshimet mbi vdekjen e së resë
Kjo është vajza që vdiq pas operacionit në spitalin e Elbasanit
Elbasan, 18-vjeçarja humb jetën pas operacionit, nën hetim mjekja
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





