







Vdekja e parakohshme e 18-vjeçares nga Gramshi, e cila ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit pas një operacioni, ka shkaktuar tronditje të madhe tek familjarët por edhe tek qytetarët.
Ketjona Ibrahimi u paraqit në spitalin e Gramshit me dhimbje të forta barku dhe nga andej u dërgua për në urgjencën e spitalit të Elbasanit, për shkak se gjendja e saj sa vinte e rëndohej.
Nëndrejtori i Shërbimeve Klinike, Alban Hoxha, thotë se për shkak se situata e saj nuk përmirësohej, të shtunën është kërkuar konsulta e mjekut kirurg.
“18-vjeçarja nuk ishte më në kirurgji. Pacientja u dërgua në pavionin e gjinekologjisë, ekipi i së cilës vendosi për ndërhyrjen kirurgjikale. Pacientja doli jashtë sallës në gjendje të stabilizuar. Presim përfundimin zyrtar të autopsisë. Shkak për vdekjen dyshohet mpiksja e gjakut në mushkëri”, deklaroi Hoxha, për mediat.
Familjarët akuzojnë mjeken kirurge J.K., 43 vjeçe, për mjekim të pakujdesshëm, për shkak se e reja ndërroi jetë pak pas operimit.
Fillimisht mjekët i dhanë qetësues dhe i bënë analizat Ketojnës, më tej duke parë se gjendja po rëndohej, e futën në sallë.
Ajo është operuar gjatë mesditës së të shtunës, ndërsa mësohet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e po asaj dite.
Por familjarët thonë se lajmi për vdekjen e vajzës u është komunikuar vetëm mëngjesin e së dielës, duke bërë që të hedhin akuza të forta ndaj mjekes që e operoi.
Por për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes, policia thotë se pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore për të dhënë më shumë detaje. /a.y/noa.al
Kjo është vajza që vdiq pas operacionit në spitalin e Elbasanit
Elbasan, 18-vjeçarja humb jetën pas operacionit, nën hetim mjekja
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





