Transmetuar më 10-07-2017, 10:59

Një mjeke kirurge, në spitalin e Elbasanit po procedohet në gjendje të lirë me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm. Gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, një  vajzë18-vjeçare humbi jetën si pasojë e pakujdesisë në mjekim, thonë familjarët.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm" në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.

Polica sqaron më tej se “ajo, duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek  pacientja K.I, e cila ndërroi jetë pak pas operacionit.

Sipas kallëzimeve të familjarëve, dyshohet se 18- vjeçarja Ketjona Ibrahimi ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd