


Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Lezhë, Lindita Nikolla shprehet e keqardhur për dhunimin ndaj mbështetësit të LSI, Gjovalin Gjinit.
“I jam pranë dhe i uroj shërim të shpejtë. Organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autorët. Partia Socialiste e vendosur për të vijuar me standardet demokratike dhe qytetare fushatën në Lezhë, si kurrë më parë”, shkruan Nikolla në Facebook.
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në LSI, Erisa Xhixho i përgjigjet Nikollës duke thënë se Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit.
Sipas saj, të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira kur është sulmuar nga banditët e kriminelët.
Xhixho deklaron se Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për rilindjen.
“Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushëriri i kandidatit të dytë në listën e rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar rilindjen dhe personat në kërkim të rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen. Policia e Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve. Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron”, deklaron Xhixho.
Ajo thotë se 25 qershori është, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron.
Policia e Shtetit i përgjigjet Metës: Keqardhje për sulmin, pretendimet po hetohen
Dhunimi i mbështetësit të LSI, Meta: Populli do armatoset, nëse policia nuk i lidh zagarët
Dhunimi i mbështetësit të LSI, policia: E rrahën persona të maskuar
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





