Transmetuar më 17-06-2017, 12:43

Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, jep një paralajmërim të fortë dhe të prerë.

“Populli do armatoset nëse policia nuk i lidh zagarët”. Është kjo deklarata e bërë prej tij mesditën e sotme nga Lezha, ku shkoi për të takuar Gjovalin Gjinin, kreu i LSI në fshatin Raboshtë të Lezhës, i cili u dhunua gjatë mbrëmjes së të premtes.

Ai shtoi më tej, "Mos e detyroni popullin të mblidhet para komisariatit. Nëse populli mblidhet i tregon vendin drejtorit të policisë. Drejtori i policisë është për të mbrojtur qytetarët".

Ai shkoi drejt Lezhës menjëherë pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, të paradites së sotme.

Meta tha më herët se cilido jo vetëm anëtar i LSI, po kushdo që do të dhunohet në të drejtat e tij për të bërë fushatë në favor të njërës apo tjetrës parti, çdo shef komisariat do jetë përgjegjës jo vetëm për shkeljen e ligjit dhe do dënohet jo vetëm nga 1-5 vite burg, por edhe për mosveprim.

“Qytetarët e dinë kush ka frikë nga vota e lirë dhe zgjedhjet e lira. Ilir Meta, Edi Rama, e Lulzim Basha kanë vetëm një votë, si çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, ndaj të heqin dorë ndaj presionit ndaj çdo qytetari, administratës dhe Policisë së Shtetit”, deklaroi Meta, i cili kërkoi që secili të bëjë detyrën e tij”, tha Meta në dalje të Kuvendit. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd