Transmetuar më 17-06-2017, 12:17

Një mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim është sulmuar egërsisht teksa po lëvizte me mjetin e tij në Lezhë.

Policia e Lezhës del me deklaratë lidhur me dhunimin e mbështetësit të LSI, duke thënë se ngjarja ndodhi rreth orës 21:09 të mbrëmjes së djeshme, e premte, në fshatin Rraboshtë, Njësia Administrative Kallmet në Lezh.

Persona të panjohur dhe të maskuar kanë goditur me sende të forta Gjovalin Gjinin 38 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë Lezhë me detyrë kryetar i fshatit Rraboshtë, Lezhë.

I dëmtuari është paraqitur pranë spitalit të Lezhës, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

E sinjalizuar për rastin grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka filluar kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore e proceduriale, ku është konstatuar se rreth orës 21:00, në kohën që Gjoni ka zbritur nga automjeti tij është përballur me katër persona të pa njohur nga ana e tij, të cilët kanë qenë të maskuar në fytyrë për të mos u njohur dhe sipas deklarimit të personit kanë patur armë zjarri.

Pasi e kanë ofenduar, kanë filluar që ta godasin me sende të forta shkop bejzbolli duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Gjithashtu kanë goditur me mjete te forta edhe automjetin duke i thyer xhamin dhe shkaktuar dëmtime të tjera .

Gjovalin Gjoni pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesën e tij pa dëmtime të rrezikshme për jetën, si dhe ka deklaruar se personat autorë nuk i ka njohur dhe se nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person konkret.

Nga ana e policisë po punohet për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje si dhe sqarimin e plotë të motiveve, fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprat penale “Plagosje e lehtë” dhe “Shkatërrim prone” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd