
Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë pas takimit të ditës së djeshme në Durrës, me ish-Kryeministrin Fatos Nano.
Nga Golemi ku ishte i pranishëm paraditen e sotme në një aktivitet elektoral, ai tha se Nano është shofer i sprovuar dhe se pati të drejtë mbi atë çfarë i tha gjatë takimit.
“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çështje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, tha Rama. /a.y/noa.al
Takimi me Ramën, ish- këshilltari i Nanos: Nuk keni parë gjë akoma
Vjen reagimi i parë nga Nano pas takimit me Ramën: Nuk keni parë gjë akoma
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





