
Pak minuta pas lajmit për takimin me Edi Ramën, Fatos Nano ka dhënë reagimin e tij të parë.
Lidhur me temën e këtij takimi, Nano nuk ka dhënë detaje por tha se nuk bëhet fjalë për çështje timoni por destinacioni, shkruan BalkanWeb.
Ai gjithashtu ka përdorur edhe shprehjen e kryeministrit Edi Rama, “nuk keni parë gjë akoma”.
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano kanë kaluar pasditen e sotme në vilën e Kryeministrit në Durrës.
Nga zona e vilave qeveritare në Durres, sot rreth orës 17.30 pasdite, ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual.
Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotëm i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





