Transmetuar më 11-06-2017, 09:10

Takimi i së shtunës mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Kryeministrit Fatos Nano në qytetin e Durrësit ngjalli shumë kureshtje dhe bëri bujë.

Nuk dihet ende se cili ka qenë fokusi i këtij takimi, ndërkohë që lidhur me të, ka reaguar këshilltari i Fatos Nanos në kohën kur ky ishte Kryeministër, Ylli Dylgjeri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan frazën e përdorur shpesh nga kreu aktual i qeverisë “nuk keni parë gjë akoma”.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë zhvillim në politikë, pasi kjo shprehje e Kryeministrit Rama mund të mbart shumë nënkuptime. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd