Transmetuar më 10-06-2017, 21:03

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano kanë kaluar pasditen e sotme në vilën e Kryeministrit në Durrës.

Sipas burimeve të “BalkanWeb” nga zona e vilave qeveritare në Durres, sot rreth orës 17.30 pasdite ish-kryeministri Fatos Nano ka hyrë pas shumë vitesh në atë zonë për t’u futur në vilën e kryeministrit aktual.

Lideri historik i Partise Socialiste dhe kryetari i sotem i socialistëve, kanë ndenjur për më shumë se dy orë së bashku.

Më pas Edi Rama është larguar drejt Tiranës, ndërsa Fatos Nano drejt Golemit në shoqerinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

Nuk dihet se për çfare ka folur Edi Rama me paraardhësin e tij, po kjo nuk është hera e parë që të dy takohen larg vëmendjes së mediave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd