
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla flet për herë të parë lidhur me çfarë ai di, mbi mundësinë e një skenari për ekzekutimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Duke folur sot nga Durrësi pas një takimi që pati në Prokurorinë e qytetit bregdetar. Ai i’u përgjigj gazetarëve lidhur me këtë çështje.
“Nuk ka mbërritur ende dosja për atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike. Kur të mbërrijë dosja do të hetohet akuza”, deklaroi Llalla.
Informacioni për një skenar të mundshëm për ekzekutimin e kreut të opozitës u pohua ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama.
Duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e mbajtur sot në Kryeministri, ai tha, “Nuk ka skenar për ekzekutimin e Lulzim Bashës, por është e vërtetë që ka pasur një informacion i cili është trajtuar me seriozitetin më të madh”.
Por sipas tij, ekspertiza ka treguar se informacioni nuk është tërësisht i besueshëm, megjithëse shtoi se janë marrë të gjitha masat.
Në vijim Rama argumentoi se siguria e të gjithë qytetarëve dhe padiskutim e kreut të PD, është prioritet numër 1 nëse kërcënohet.
“Është më i mbrojtur dhe do jetë i mbrojtur deri në fund për gjithçka shteti ka për detyrë”, deklaroi Kryeministri.
Skenar për ekzekutimin e Bashës? Rama: Kemi të dhëna që po trajtohen me seriozitet
Është kërcënuar Basha? Nishani: Shumë aktorë duan destabilizimin e vendit
Është kërcënuar Basha? Reagon Garda: Pse u shtuan masat e sigurisë për kreun e PD
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





