
Gjatë ditëve të fundit, Garda e Republikës ka shtuar masat e sigurisë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Shtimi i eskortës për Bashën ngjalli dyshime nëse kreu i opozitës është kërcënuar.
Ky shtim i masave të sigurisë është normal, thotë Garda për “News24”, për shkak se afron fushata elektorale. Duke e konsideruar regjistrimin e partive politike në KQZ si hapin e parë të çeljes së fushatës, Garda ka shtuar masat e sigurisë ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare, pavarësisht se Partia Demokratike nuk është regjistruar në zgjedhje.
Në ligj nuk është parashikuar se sa duhet të jetë numri i gardistëve që i shtohen eskortës, pasi kjo vendoset në varësi të situatës dhe tensioneve të krijuara.
Më tej burimet gjithashtu theksuan se, mbrojtja ndaj kreut të opozitës shtohet edhe në rast tensionesh apo një sinjali, qoftë ky mediatik që prek kreun e opozitës, por në këto raste shtimi i masave është i përkohshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





