Transmetuar më 14-04-2017, 12:09

Pas zërave të qarkulluar ditëve të fundit lidhur me një skenar të mundshëm për ekzekutimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vjen reagimi i Kryeministrit.

Duke i’u përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e mbajtur sot në Kryeministri, Edi Rama tha, “Nuk ka skenar për ekzekutimin e Lulzim Bashës, por është e vërtetë që ka pasur një informacion i cili është trajtuar me seriozitetin më të madh”.

Por sipas tij, ekspertiza ka treguar se informacioni nuk është tërësisht i besueshëm, megjithëse shtoi se janë marrë të gjitha masat.

Në vijim Rama argumentoi se siguria e të gjithë qytetarëve dhe padiskutim e kreut të PD, është prioritet numër 1 nëse kërcënohet.

“Është më i mbrojtur dhe do jetë i mbrojtur deri në fund për gjithçka shteti ka për detyrë”, deklaroi Kryeministri. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd