Transmetuar më 10-04-2017, 11:59

Elidon Mehmeti, 35- vjeçari i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së dielës në Vlorë, dyshohet të jetë vrarë për shkak të së kaluarës së tij.

Mehmeti, rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, si dhe i arrestuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

E kaluara e tij dhe prishja e mundshme e pazareve, është pista kryesore ku po heton policia e qytetit bregdetar.

Ekzekutimi i tij u bë teksa Mehmeti ka qenë në makinën e tij duke hyrë në rrugicën e shtëpisë. Edhe pas të shtënave ai i dha makinës për disa metra dhe ka kërkuar ndihmën e banorëve, por ndërroi jetë në spital prej plagëve të marra.

Viktima u qëllua me një automatik tip kallashnikov teksa ndodhej në automjetin e tij tip Ford me targa AA 709 HM, përballë një hoteli. Krimi i rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Vlorës rreth orës 23.00 të 9 prillit, te lagjja “Pavarësia” pranë Skelës.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, një makinë tip BMW u gjet e djegur pranë Urës së Mifolit, në anë të rrugës Fier- Vlorë, në fshatin Ferras.

Dyshohet se djegia e mjetit, është bërë prej autorëve të atentatit për të humbur gjurmët, të cilët pak pasi e kanë parkuar anës rrugës, i kanë vënë zjarrin. /a.y/noa.al

Ky është Elidon Mehmeti, personi i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në Vlorë

Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur

Atentat në mes të Vlorës, ekzekutohet me breshëri automatiku një djalë i ri

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd