Transmetuar më 10-04-2017, 00:06

Një qytetar i Vlorës humbi jetën pak para mesnatës duke gdhirë e hëna, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të cilë për momentin mbeten të panjohur.

Krimi i rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Vlorës, te lagjja "Pavarësia" pranë Skelës, raporton noa.al.

Viktima është Elidon Mehmeti, rreth 35 vjeç dhe jetonte në zonën ku mbeti i vrarë, e njohur edhe si "Karabashi".

Ai u qëllua me një automatik tip Kallashnikov teksa ndodhej në automjetin e tij tip Ford me targa AA 709 HM.

Në vendngjarje, pamjet e të cilës i shihni në këtë raport, mësohet se mbi të ndjerin u qëllua me breshëri automatike duke zbrazur rreth 15 plumba.

Forca policore kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij atentati. /a.b/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd