






Gjendet një makinë e djegur në Vlorë, e cila dyshohet se ka lidhje me atentatin e së dielës mbrëma, ku u ekzekutua me armë zjarri 35- vjeçari Elidon Mehmeti.
Makina është gjetur në orët e hershme të së hënës pranë Urës së Mifolit. Dyshohet se djegia e mjetit, është bërë prej autorëve për të humbur gjurmët, të cilët pak pasi e kanë parkuar anës rrugës, i kanë vënë zjarrin.
Pritet që makina të ekzaminohet nga policia për të zbuluar prova të mundshme me krimin. Makina u gjet në anë të rrugës Fier- Vlorë, në fshatin Ferras.
Krimi i rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Vlorës, te lagjja “Pavarësia” pranë Skelës.
Viktima u qëllua me një automatik tip kallashnikov teksa ndodhej në automjetin e tij tip Ford me targa AA 709 HM. /a.y/noa.al
Atentat në mes të Vlorës, ekzekutohet me breshëri automatiku një djalë i ri
Atentat në mes të Vlorës, ekzekutohet me breshëri automatiku një djalë i ri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





