







Personi që shikoni në fotografi është Elidon Mehmeti, 35- vjeçari i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, mbrëmjen e së dielës në mes të Vlorës.
Viktima u qëllua me një automatik tip kallashnikov teksa ndodhej në automjetin e tij tip Ford me targa AA 709 HM, përballë një hoteli. Krimi i rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Vlorës rreth orës 23.00 të 9 prillit, te lagjja “Pavarësia” pranë Skelës.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, një makinë tip BMW u gjet e djegur pranë Urës së Mifolit, në anë të rrugës Fier- Vlorë, në fshatin Ferras.
Dyshohet se djegia e mjetit, është bërë prej autorëve të atentatit për të humbur gjurmët, të cilët pak pasi e kanë parkuar anës rrugës, i kanë vënë zjarrin.
Lidhur me krimin që tronditi qytetin bregdetar janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët mund të ndihmojnë për të zbardhur ngjarjen. /a.y/noa.al
Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur
Atentat në mes të Vlorës, ekzekutohet me breshëri automatiku një djalë i ri
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





