
Një ditë pasi u paraqit e thirrur në prokurori dhe ‘zhurmës’ që shkaktoi ajo që kishte thënë, ka folur për herë të parë ish-bashkëshortja e deputetit Alfred Peza, Adelina Toli.
Ajo ka reaguar pas lajmit të transmetuar se “kishte pranuar t’i tregonte “të gjitha” me kusht që t’i ofrohej siguri djalit që ka me deputetin e Partisë Socialiste.
Por një gjë e tillë përgënjeshtrohet tërësisht nga zonja Toli. Toli thotë se kurrë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë dhe se të gjitha janë shpifje të ulëta. Si një njohëse e mirë e medias, pasi dikur ka qenë vetë pjesë e “Koha Jonë”, ish-gruaja e Pezës thotë se i vjen keq për “llumin” që është media sot, sipas saj.
“Janë pikërisht ata që na kanë mësuar dikur gazetarinë ne, që shkruajnë gjëra të pavërteta sot. Unë jam shprehur e gatshme për t’ju përgjigjur çdo pyetje të Prokurorisë deri në fund të hetimit. Por kurrë nuk kam kërkuar sigurinë e tim biri. Nga çfarë është i rrezikuar im bir? Nga i ati?!! Kjo është tërësisht qesharake dhe absurde”, thotë për ‘newsbomb’ ish-gruaja e deputetit.
Toli thotë se me ish-bashkëshortin Peza ka raporte normale dhe pasi lexoi gjithçfarë ishte shkruar dje, ka komunikuar me të për t’i thënë se asgjë nga ato që qarkullon nuk është e vërtetë dhe se ajo s’ka thënë asnjëherë asgjë të tillë.
“Në fund të gjithçkaje, Fredi mbetet babai i tim biri. Është kaq e thjeshtë. Mua më vjen keq që janë pikërisht kolegët e tij ata që i janë hedhur sot të gjithë në sulm”, thotë Toli.
Lidhur me vendimin e Gjykatës, ish-gruaja e deputetit thotë se është një vendim i para 7 viteve dhe që çdo gjë është e sqaruar tashmë.
Nisin hetimet për pasurinë e Alfred Pezës, ish-gruaja thirret në Prokurori
PD publikon vendimin e gjykatës: Rama të shpjegojë pasurinë e Pezës, mashtroi
Alfred Peza: Lekët i kam fituar me punë të ndershme, akuzat nga ziliqarë
ILDKPI, hetim për 1 milion USD te Credins. Peza: Të kontrollohen dhe kolegët e mi
Aksionet 1 milionë USD në bankë, ILDKPKI nis hetimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza
PD: 1 miliardë lekë Alfred Peza, imagjinoni sa ka bërë Beqaj, Gjiknuri e Rama
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





