Transmetuar më 16-01-2017, 17:45

Ndërsa Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) nisi sot hetimin për pasurinë e ish-gazetarit sot deputet i Partisë Demokratike, Alfred Peza, ditën e sotme një deklaratë për mediat, sqaron se po i bëhet një padrejtësi të cilën e quan betejë, të nisur ndaj tij nga ziliqarët.

Ai përmendi edhe Lulzim Bashën, duke thënë se ai me 4 vjet punë deklaroi mbi 1 milion euro të ardhura, ndërsa vetë Peza tha se kishte mbi 3 herë vite më shumë pune se Basha.

“Jam një burrë 50 vjeç. Kam 28 vjet që punoj. Bashkëshortja ime ka 23 vjet që punon. Do të doja t’ju sillja në vëmendje deklaratën e parë të pasurisë së Lulzim Bashës. Ishte 30 vjeç dhe kishte punuar vetëm 4 vjet. Ka deklaruar pasuri mbi 1 mln euro, 300 mijë dollarë më shumë se sa unë.

Alfred Peza ishte i adhuruar nga të gjithë. Sapo hyra në politikë u bërë delja e zezë. Pasuria e familjes së Alfred Pezës pas 2013-s është shtuar me zero lekë përveç të ardhurave nga interesat bankare dhe të ardhurat e mia si deputet dhe bashkëshortes si punonjëse të Ministrisë së Jashtme. Unë kam qenë kandidati i parë si deputet i Rilindjes, i ardhur si model i shoqërisë civile. Këtë ka filluar media të quaj skandal?” tha ai.

Peza nënvizoi se të gjitha këto akuza bëhen për shkak të zilisë së pasurisë ndaj tij: “Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore edhe unë i mirëkuptoj gjithë ziliqarët për paratë e mia. Nuk i justifikoj dot. Nëse do të ishte betejë për të vërtetën, ju mund të vinit të më takonit mua. Askush nuk më ka marrë në telefon nga mediat, askush nuk i ka çuar një mesazh bashkëshortes time dhe të thotë dua një prononcim. Këto dokumente do t’i dorëzoj në ILDKPKI".

Ky veprim i ILDKPI vjen nisur nga njoftimet e mediave në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë, Inspektori i Përgjithshëm.

Kontrolli bëhet bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar dhe ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ka urdhëruar fillimin e procedurave të kontrollit të plotë dhe hetimit administrativ për të gjitha deklaratat e interesave private që prej vitit 2003, të subjektit Alfred Peza.

Mësohet se objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë por do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur me ta.

burimin e një shumë prej rreth 1 miliard dollarësh të përdorur nga bashkëshortja e tij për blerjen e disa aksioneve të një banke./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd