Transmetuar më 18-02-2020, 11:51

Presidenti Ilir Meta thirri sot në një takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bën me dije se Presidenti Meta e njohu kreun e opozitës me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti.

Ai i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.

Ky takim me kreun e opozitës, vjen në një kohë që kreu i shtetit publikoi akuza të reja ditën e djeshme, ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të cilin tha se donte ta ruante vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese për vete.

Po ashtu shtoi se nuk do të lejojë instalimin e një grushti shteti, lidhur me heqjen e kompetencave të Presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar “Krye-KÇK”. /a.y/noa.al

Meta: Anti-KÇK, zhurmë për të hequr vëmendjen nga kapja e shtetit, do t’i përgjigjem me dekrete

Meta: Nuk ekziston asnjë mundësi që të tërhiqem nga detyra, misioni im, të mbroj Kushtetutën

"Mazhoranca ofendoi ‘Venecian'", Meta: Nuk do lejoj instalimin e një grushti shteti në Shqipëri

Meta: Dvoranit t’i ndërpritet detyra! Donte të ruante për vete vendin e fundit në Kushtetuese