Transmetuar më 17-02-2020, 12:07

“Ligji për krye-KÇK, ligji që duan të bëjnë, është që të çojnë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese, është një nismë antikushtetuese dhe do të dështojë”.

Me këto fjalë e komentoi Presidenti Ilir Meta, ligjin i cili shmang betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Presidencë.

Ai shtoi se "nuk duan që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të kalojnë nga Presidenti dhe të hyjnë nga dera e Gjykatës Kushtetuese, por me këtë ligj duan që t’i fusin nga oxhaku i Kushtetueses dhe ta nxijnë edhe më keq edhe Gjykatën Kushtetuese, sepse kush hyn nga oxhaku nuk ka si të dalë ndryshe”.

Po ashtu Meta tha se "Kuvendi e miratoi ligjin, një ditë para se Komisioni i Venecias të vinte në Shqipëri, në mënyrë të pabesë, të pamoralshme, ndërkohë që anëtarët e Venecias mbërritën në Tiranë, në 12 shkurt votuan në seancën plenare, ligjin për disa ndryshime mbi emërimin e gjyqtarëve, duke ia hequr të drejtën e betimit para Presidentit".

I pyetur mbi arsyen që ka për të qëndruar ende në krye të shtetit, teksa po i hiqen kompetencat, ai tha se “Së pari është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi që kam bërë me doren në Kushtetutë dhe me zemrën në Kushtetutë deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e shohin gjithë shqiptarët. Po të bënte gjëra më të mira, s’do largoheshin nga Shqiperia tetë shqiptarë kur nga Serbia largohet një serb”.

Ai deklaroi prerazi se nuk ekziston asnjë mundësi që Presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe nga detyra e misioni i tij është për të mbrojtur Kushtetutën.

Meta sqaroi se për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë dhe kjo mënyrë përsëritet. /a.y/noa.al

"Mazhoranca ofendoi ‘Venecian'", Meta: Nuk do lejoj instalimin e një grushti shteti në Shqipëri

Meta: Dvoranit t’i ndërpritet detyra! Donte të ruante për vete vendin e fundit në Kushtetuese

Shkresa e Presidentit Të Republikës 05.11.2019 by Noar Noari on Scribd

Kerkese Kryetarit Te KED by Noar Noari on Scribd

Raporti i Komisionit Te Ligjeve Per Ndryshimet Ne Ligjin Per Gjykaten Kushtetuese-Betimin by Noar Noari on Scribd

Kryetari i KED i Pergjigjet Kuvendit per informacionin e kerkuar by Noar Noari on Scribd

Pergjigje KED Per Presidentin Per Konsultimin e L-8577-2000 14-Feb-2020 13-54-40 by Noar Noari on Scribd

Ligj nr. 14, dt. 12.2.2020 by Noar Noari on Scribd

Agenda VC 12 by Noar Noari on Scribd