Transmetuar më 17-02-2020, 12:01

Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij për mediat ka komentuar edhe ndryshimin e ligjit që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilin ai e ka cilësuar "Krye-KÇK".

Në fjalën e tij ai u shpreh se mazhoranca me këtë veprim fyeu rëndë Komisionin e Venecias, i cili u thirr nga Kuvendi një ditë para miratimit të këtij ligji në seancë plenare. Meta foli për një grusht shteti të cilin ai nuk do ta lejojë. Miratimin e këtij ligji ai e quajti "nxitim në panik nga ana e mazhorancës".

"Fyerje e rëndë që i bëhet Komisionit të Venecias, dhe ambasadorëve që i dolën në krah mazhorancës për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias", tha Meta duke i kërkuar ndjesë Komisionit të Venecias, "që u keqpërdor në këtë mënyrë nga mazhoranca, në funskion të realizimit fina të grushtit të shtetit".

"Bazuar në kërkesën e Kuvendit, Komisioni i Venecias në datat 13-14 shkurt do vinte në Tiranë. Kuvendi i Shqipërisë, në mënyrë të pabesë dhe të pamoralshme, disa orë para se të zhvillonte takimin me ta voton në seancë plenare ligjin e emërimeve kushtetuese me ndryshime, e ndryshon në errësirë të plotë, duke i dhënë përgjigje pyetjeve që kishte pyetur komisionin e Venecias.

Ky ishte një atentat i mazhorancës ndaj Kushtetutës, me qëllim kontrollin e Kushtetutës. Kjo nuk do të pranohet kurrë nga Presidenti i Republikës. I kërkoj ndjesë komisionit të Venecias që u keqpërdor nga mazhoranca, në funksion për të mbuluar grushtin e shtetit.

Nuk do të lejojmë grushtin e shtetit, në një polici anti-kushtetuese të shtetit, P-P-P, do të marrë pjesë në seancë plenare të Komisionit të Venecias ku do të njohë të gjithë të pranishmit me fakte edhe më të rënda se këto të përpjekjes për të realizuar një grusht shtetit. Rilindja është teatri dhe estrada nr. 1 e këtij shteti dhe e këtij populli.", tha Meta./b.l/noa.al/

Meta: Dvoranit t’i ndërpritet detyra! Donte të ruante për vete vendin e fundit në Gjykatën Kushtetuese

Shkresa e Presidentit Të Republikës 05.11.2019 by Noar Noari on Scribd

Kerkese Kryetarit Te KED by Noar Noari on Scribd

Raporti i Komisionit Te Ligjeve Per Ndryshimet Ne Ligjin Per Gjykaten Kushtetuese-Betimin by Noar Noari on Scribd

Kryetari i KED i Pergjigjet Kuvendit per informacionin e kerkuar by Noar Noari on Scribd

Pergjigje KED Per Presidentin Per Konsultimin e L-8577-2000 14-Feb-2020 13-54-40 by Noar Noari on Scribd

Ligj nr. 14, dt. 12.2.2020 by Noar Noari on Scribd

Agenda VC 12 by Noar Noari on Scribd