Transmetuar më 17-02-2020, 12:27

Kryetari i shtetit, Ilir Meta, ka paralajmëruar sot se do të bëjë fakte të tjera publike për të treguar se si qeveria po kap shtetin, ndërsa theksoi se këtij "grushti" shteti do t’i përgjigjet me dekrete. Sipas tij, Anti-KÇK është vetëm një zhurmë për të tërhequr vëmendjen nga instalimi i grushtit të shtetit.

"Është përgjegjësi e imja t’i qëndroj betimit që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Pse nuk kam qenë dakord për të thirrur Venecian? Kam qenë partizan kryesor që Reformën në Drejtësi, do ta bazonin në rekomandimet e Venecias, se vetëm këtë nuk e kontestonin. Dhe vetëm bazuar mbi këto rekomandime ne arritëm atë konsesus që luftuam aq shumë për ta punuar. S’kishte gjë më fyese që të vinte Venecia këtu. Kjo nuk është çështje juristësh… çdo ditë do të keni prova të reja dhe më të rënda", u shpreh Meta.

Presidenti Meta tha se, "Nuk ka asnjë institucion të Reformës në Drejtësi që është ngritur brenda afateve të përcaktuara nga afati, por ishin shumë të insistuar për të respektuar afatet që kishte caktuar vetë Dvorani".

Kurse shtoi: "KÇK, një zhurmë për të vogëluar përpjekjen për kapjen e shtetit dhe instalimin e grushtit të shtetit, nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, por me letra dhe ligje".

Meta u shpreh se Kushtetuta rrezikohet nga një grup mafioz, ndërsa sqaroi se detyra e Presidentit është që grushtit të shtetit ti përgjigjet me dekrete.

"Presidenti ka për detyrë që grushtit të shtetit t’i përgjigjet me dekrete. Ka për detyrë t’i drejtohet qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të kushtetutës, kushtetuta është e vetmja gjë që garanton unitetin tonë. E vetmja gjë që na bashkon në këtë shtet është vetëm kushtetuta. Presidenti do të bëjë çdo gjë në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë siç e ka bërë deri tani.

Ju ftoj të përqendrohemi tek kjo çështje. Do të përpiqen tua largojnë vëmendjen, por tani është çështja më e rëndësishme, mbrojtja e rendit kushtetues që kërcënohet nga një grup mafioz, jo nga PS. Por nga një grup mafioz që për fat të keq punon kundër interesave kombëtare dhe është armik", përfundoi Meta./b.l/noa.al/

Meta: Nuk ekziston asnjë mundësi që të tërhiqem nga detyra, mision të mbrojë Kushtetutën

"Mazhoranca ofendoi ‘Venecian'", Meta: Nuk do lejoj instalimin e një grushti shteti në Shqipëri

Meta: Dvoranit t’i ndërpritet detyra! Donte të ruante për vete vendin e fundit në Kushtetuese

Shkresa e Presidentit Të Republikës 05.11.2019 by Noar Noari on Scribd

Kerkese Kryetarit Te KED by Noar Noari on Scribd

Raporti i Komisionit Te Ligjeve Per Ndryshimet Ne Ligjin Per Gjykaten Kushtetuese-Betimin by Noar Noari on Scribd

Kryetari i KED i Pergjigjet Kuvendit per informacionin e kerkuar by Noar Noari on Scribd

Pergjigje KED Per Presidentin Per Konsultimin e L-8577-2000 14-Feb-2020 13-54-40 by Noar Noari on Scribd

Ligj nr. 14, dt. 12.2.2020 by Noar Noari on Scribd

Agenda VC 12 by Noar Noari on Scribd