Transmetuar më 07-01-2020, 14:51

Policia ofron 20 milionë lekë të vjetra shpërblim për këdo që jep informacion lidhur me autorët e vrasjes që tronditi Mirditën paraditen e sotme, ku u ekzekutua 47-vjeçari Kastriot Reçi.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri Kastriot Reçi, 47 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për çdo informacion të saktë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lekë të rinj.

Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, ftohet që të telefonojë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim i menjëhershëm.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.

47-vjeçari u ekzekutua në orën 11.05 të kësaj të marte para lokalit të tij në Rrëshen, teksa disa orë më vonë pranë një pallati në afërsi të skenës së krimit u gjet një snajper. Viktima rezulton person me precedentë penalë në trafikun e drogës, ndërsa në vitin 2017 në Itali, i kanë vrarë vëllanë dhe pak kohë më vonë iu hoq licenca e televizionit.

Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba pas shpine, në Romë të Italisë. 43-vjeçari, u vra me armë zjarri, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Dyshohet se vrasja e sotme ka të bëjë me përplasje mes dy bandave, sa i takon territoreve të drogës. Kjo pasi në në nëntor të vitit 2016 i është gjetur një magazinë me drogë.

Magazina në fjalë u zbulua gjatë një aksioni të policisë, brenda së cilës kishte 3 ton drogë.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 22 persona, ndërsa Kastriot Reçi, asokohe u shpall në kërkim, por më tej duket se i zgjidhi problemet me drejtësinë /a.y/noa.al

Pronari i televizionit i ekzekutuar në Rrëshen, i afërm i të dashurës së ndjerë të Greg Ramës

A e paralajmëroi vrasjen e tij pronari i televizionit i ekzekutuar në Rrrëshen? Statusi i fundit për Vit të Ri

Si u ekzekutua pronari i televizionit në Rrëshen, tre vite më parë i vranë vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet pronari i një televizioni lokal

Ekzekutimi i Kastriot Reçit, gjendet një snajper pranë vendit të krimit

Vrasja e Reçit në Rrrëshen, AMA thotë se nuk ka në pronësi televizion