Transmetuar më 07-01-2020, 12:05

Pronari i televizionit lokal në Lezhë, “Media Plus”, i cili u ekzekutua rreth orës 11:05 të kësaj të marte, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë, duket se e ka ndjerë atë që do i ndodhte.

Kjo pasi në postimin e bërë pak ditë më parë, me rastin e Vitit të Ri, ai fliste për njerëz të këqij dhe të pabesë.

"Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pabesë”, shkruante 47-vjeçari Kastriot Reçi.

Viktima rezulton person me precedentë penalë në trafikun e drogës, ndërsa në vitin 2017 në Itali, i kanë vrarë vëllanë dhe pak kohë më vonë u largua nga drejtimi i televizionit.

Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba pas shpine, në Romë të Italisë. 43-vjeçari, u vra me armë zjarri, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Shqiptari ishte duke ecur në rrugë kur u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se vrasja e sotme ka të bëjë me përplasje mes dy bandave, sa i takon territoreve të drogës. /a.y/noa.al

Si u ekzekutua pronari i televizionit në Rrëshen, tre vite më parë i vranë vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet pronari i një televizioni lokal