Transmetuar më 07-01-2020, 11:46

Kastriot Reçi, 47-vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e kësaj të hëne në Rrëshen, është vrarë në një atentat.

Viktima sapo zbriti nga makina para lokalit të tij në Rrëshen në orën 11.05 të ditës së sotme, kur e ekzekutuan me armë zjarri.

47-vjeçari njihej si pronari i televizionit lokal “Media Plus” në Lezhë, ndërsa atentati i tij mendohet që të ketë qenë i mirëorganizuar.

Ai rezulton person me precedentë penalë në trafikun e drogës, ndërsa në vitin 2017 në Itali, i kanë vrarë vëllanë.

Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba në Romë të Italisë. 43-vjeçari, u vra me armë zjarri, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Shqiptari ishte duke ecur në rrugë kur u qëllua me armë zjarri nga një makinë që ju afrua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se vrasja e sotme ka të bëjë me përplasje mes dy bandave, sa i takon territoreve të drogës. /a.y/noa.al

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet pronari i një televizioni lokal