Transmetuar më 07-01-2020, 11:30

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e sotme në zonën e Rrëshenit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet flitet për një të vrarë dhe konkretisht Kastriot Reçin.

47-vjeçari njihej si pronari i televizionit lokal "Media Plus", në Lezhë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për të zbuluar se çfarë ka ndodhur, si dhe janë ngritur pika kontrolli dhe po bëher krehja e zonës.

Mësohet se në vitin 2017 në Itali, Kastriotit i kanë vrarë vëllanë Gaspër Reçi.

Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba në Romë të Italisë. Ai u vra, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata./a.y/noa.al