Transmetuar më 07-01-2020, 13:21

Personi i ekzekutuar paraditen e sotme në Rrëshen, rezulton me precedentë penalë. Ai njihej si pronari i televizionit lokal ‘Media plus’, për të cilin Autoriteti i Mediave Audiovizive, deklaroi se i është hequr licenca në vitin 2018.

Por 47-vjeçarit Kastriot Reçi, në nëntor të vitit 2016 i është gjetur një magazinë e mbushur me drogë.

Magazina në fjalë u zbulua gjatë një aksioni të policisë, brenda së cilës kishte 3 ton drogë.

Gjatë këtij aksioni u arrestuan 22 persona, ndërsa Kastriot Reçi, asokohe u shpall në kërkim, teksa më tej duket se i ka zgjedhur problemet me drejtësinë, si dhe vazhdimisht ka mohuar lidhjen me magazinën e drogës.

47-vjeçari u ekzekutua në orën 11.05 të kësaj të marte para lokalit të tij në Rrëshen.

Ai rezulton person me precedentë penalë në trafikun e drogës, ndërsa në vitin 2017 në Itali, i kanë vrarë vëllanë dhe pak kohë më vonë iu hoq licenca e televizionit.

Gaspër Reçi 43 vjeç, u ekzekutua me katër plumba pas shpine, në Romë të Italisë. 43-vjeçari, u vra me armë zjarri, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata.

Dyshohet se vrasja e sotme ka të bëjë me përplasje mes dy bandave, sa i takon territoreve të drogës. /a.y/noa.al

Pronari i televizionit i ekzekutuar në Rrëshen, i afërm i të dashurës së ndjerë të Greg Ramës

A e paralajmëroi vrasjen e tij pronari i televizionit i ekzekutuar në Rrrëshen? Statusi i fundit për Vit të Ri

Si u ekzekutua pronari i televizionit në Rrëshen, tre vite më parë i vranë vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Rrëshen, vritet pronari i një televizioni lokal