Transmetuar më 21-03-2019, 10:24

Dalin pamjet e momentit kur deputeti Ralf Gjoni i sapo betuar në Parlament, u sulmua me bojë, pak para mbërritjes në seancën parlamentare.

Në pamjet më poshtë mund të shihet se si ai sulmohet në dalje të pallatit të tij nga një djalë i ri, i cili i hedh një shiringë me bojë të kuqe.

Teksa po hynte në Parlament për tu betuar, Gjoni tha se, “Ai dhe ajo që e ka porositur këtë sjellje rrugaçërore, i them se nuk frikësohem dhe se jam këtu të përfaqësoj gjithë ata të rinj dhe të reja pozitiv, të cilët kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Mund ta merrni me mend se kush e ka bërë”.

Lidhur me sulmin ai tha se policia po bën verifikimet, por nënvizoi se nuk frikësohet nga kushdo që synon të sjellë destabilizimin e vendit.

Po ashtu ai shtoi se ka pranuar të bëhet deputet, “jo që të marr një rrogë të qelbur shteti, por të përfaqësojë atë pjesë të shoqërisë që nuk është e përfaqësuar nga kjo klasë e papërgjegjshme politike”.

Po ashtu Gjoni kujtjoi se është edhe shtetas shqiptar dhe shtetas i huaj, duke nënvizuar se nuk do lejoj që emri dhe kontributi i tij të keqpërdoren.

I pyetur se si do të votoj në Parlament pas betimit si deputet, tha se, “Jeni në vete? Mendoni se unë vij për ti bërë fresk qeverisë?” /a.y/noa.al

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjonit i hidhet bojë

U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Akt rrugaçëror! S’bëhem deputet që ti bëj fresk qeverisë

Të kandiduar nga LSI, betohen në Parlament tre deputetët e rinj