Transmetuar më 21-03-2019, 10:14

Janë betuar në Parlament tre deputetët e opozitës, të kandiduar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e vitit 2017.

Betimi i tyre u bë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, iu kaloi mandatin ditën e djeshme.

Me betimin e sotëm Ralf Gjoni i zë vendin e Klajda Gjoshës në qarkun e Tiranës, Nimet Musai i zë vendin e Petrit Vasilit për Fierin dhe Enada Koçiraj (Kapllanaj) zëvendëson Shezai Rrokaj për qarkun e Vlorës.

Me betimin e tyre shkon në 14 numri i deputetëve të rinj opozitarë.

Kjo pasi në seancën e kaluar parlamentare u betuan Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë dy javë më parë morën mandatin në KQZ dhe më pas u betuan në Kuvend, Edmond Rushiti, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Ediola Braha nga radhët e LSI. /a.y/noa.al

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjonit i hidhet bojë

U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Akt rrugaçëror! S’bëhem deputet që ti bëj fresk qeverisë