Transmetuar më 19-02-2018, 13:25

Sapo hapi sytë gjëja e parë që tha ishte pyetja “Ku i kam fëmijët”. Gruaja e cila u aksidentuar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, Evis Preka, është përmendur.

Mjekja e spitalit të Shkodrës, Dhurata Uruçi, duke folur sot për mediat tha se 36-vjeçarja nuk e di se i kanë vdekur dy fëmijë dhe i shoqi dhe as për të bijën 10-vjeçare që ndodhet në gjendje kome.

Ajo është e shokuar dhe nuk e kupton se çfarë i ka ndodhur, pasi askush nuk bëzanë para saj.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku u përplasën një makinë tip ‘Alfa Romeo’ me targa AA474NJ me drejtues Edmond Preka 40 vjeç, me mjetin ‘Fuoristradë’ me targa AA 292 OL me drejtues Sokol Muja.

Por si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen Edmond Preka 40 vjeç, vajza e tij Ajsel 5 vjeçe dhe djali Rajan vetëm 9 muajsh.

Në gjendje kritike ndodhet vajza tjetër e 40-vjeçarit, Noem Preka 10 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Shkodrës.

Sakaq në gjendje të rëndë, ndodhet bashkëshortja e Edmondit dhe nëna e tre fëmijëve, Evisa Preka 36 vjeçe.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur edhe personat që udhëtonin në makinën tip “Fuoristradë”, Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

Aksidenti në Velipojë, flasin dëshmitarët: Nëna kërkonte djalin, pamë tmerr me sy

Aksidenti me 3 të vdekur në Shkodër, Urgjenca: U nxituam, vajza 10 vjeçe ende në jetë

Aksidenti tragjik shoi një familje, kush janë 4 viktimat

Përplasje fatale mes 2 automjeteve në Shkodër, vdesin babai dhe 2 fëmijët