Transmetuar më 18-02-2018, 20:23

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 18:00 në aksin Shkodër-Velipojë.

Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga përplasja e 2 automjeteve një tip Alfa Romeo  me targa AA474NJ me drejtues shtetasin  E. P., 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Alfa Romeo shtetasi E.P, djali  i tij 9 muajsh R.P., dhe vajza A.P., 5 vjeçe.

Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja  shtetësja  E. P., 36 vjeçe, dhe vajza  N.P., 10-vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë  me targa AA292OL, me drejtues  shtetasin S.M., udhëtonte dhe shtetasi   N.Gj., të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër. 

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.k/noa.al/