Transmetuar më 19-02-2018, 09:39

Aksidenti tragjik i së dielës mbrëma ku tre pjesëtarë të një familje gjetën vdekjen, ka marrë tjetër kthesë.

Shefi i Urgjencës Shkodër, Astrit Lahi, në një dalje për mediat paraditen e sotme tha se viktimat janë tre dhe jo katër siç u tha në fillim.

“Lajmi për viktimën e katërt ka dalë me nxitim nga Urgjenca. Vajza 10-vjeçare, mbahet me aparatura në jetë. Rikthimi i saj në jetë është thuajse i pamundur”, tha Lahi.

Ai sqaroi se mjekët e dhanë lajmin, nisur nga gjendja e vajzës, por deklaroi se ajo ende ndodhet në jetë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku u përplasën një makinë tip ‘Alfa Romeo’ me targa AA474NJ me drejtues Edmond Preka 40 vjeç, me mjetin ‘Fuoristradë’ me targa AA 292 OL me drejtues Sokol Muja.

Por si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen Edmond Preka, vajza e tij Ajsel 5 vjeçe dhe djali Rajan vetëm 9 muajsh.

Në gjendje kritike ndodhet vajza tjetër e 40-vjeçarit, Noem Preka 10 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Shkodrës.

Sakaq në gjendje të rëndë, ndodhet bashkëshortja e Edmondit dhe nëna e tre fëmijëve, Evisa Preka 36 vjeçe.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur edhe personat që udhëtonin në makinën tip “Fuoristradë”, Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Rrethanat e këtij aksidenti të ndodhur në një rrugë pa ndriçim janë ende të paqarta, por duket se përplasja ka qenë aq e fortë sa e ka bërë të pamundur shpëtimin e tre të miturve dhe kryefamiljarit të familjes Preka. /a.y/noa.al

Aksidenti në aksin Velipojë-Shkodër, ndërron jetë edhe vajza 10-vjeçare

Përplasje fatale mes 2 automjeteve në Shkodër, vdesin babai dhe 2 fëmijët

Përplasje fatale mes 2 automjeteve, babai dhe fëmija 8-muajsh humbin jetën