Transmetuar më 18-02-2018, 23:50

Shkon ne 4 numri i të vdekurve në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Velipojë-Shkodër.

Pak minuta më parë, ndërroi jetë edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka.

Ajo nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të rënda.

Në këtë aksident humbi jetën kryefamiljari Edmond Preka, djali 9 muajsh dhe dy vajzat, 5 dhe 10 vjeçe.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 18:00 në aksin Shkodër-Velipojë.

Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e 2 automjeteve një tip Alfa Romeo  me targa AA474NJ me drejtues shtetasin  Edmond Preka 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin Sokol Muja.

Ndërkaq nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e Edmond Prekës, E. P., 36 vjeçe.

Në mjetin Foristradë  me targa AA292OL, me drejtues  shtetasin Sokol Muja udhëtonte dhe shtetasi N.Gj., të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër./a.k/noa.al/