Transmetuar më 18-02-2018, 19:45

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Shkodër.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër -Velipojë.

Mësohet se 2 automjete janë përplasur keq me njëra –tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën një person i cili drejtonte një automjet tip "Alpha" dhe djali i tij 8-muajsh.

Ndërkaq ndodhen në gjendje të rendë edhe 2 fëmijë të tjerë.

Mondi Gjergji ishte në një makine tip “Alpha” ngjyrë e zezë me targë 474 NJ në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët që janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës shkruan Panorama.

Shtetasi Sokol Muja ndodhej në makinën tip Hounday i cili po ashtu është i plagosur bashkë me një tjetër. Shtetasit janë dërguar në spitalin e Shkodrës./a.k/noa.al/