Transmetuar më 08-02-2018, 13:38

Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë të dyshuar si të përfshirë në atentatin me tritol të ndodhur në Shkodër më 13 janar, ku u plagos Lulzim Kulla dhe shtatë persona të tjerë.

Mësohet se shënjestra e atentatit ishte Kulla një person me precedetnë penalë i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Paraprakisht bëhet me dije se tre nga të arrestuarit në bashkëpunim mes policisë së Elbasanit dhe të Shkodrës janë Argel Lula, Endri Çopja, Bruno H., dhe A.L.

Të arrestuarit mësohet se janë kapur në banesat e tyre, ndërsa Çopja ishte fshehur në tregun agro-ushqimor ku dhe u kap gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes.

Ata dyshohen si të përfshirë në vendosjen e një sasie tritoli në një motor, pranë makinës së shënjestrës.

Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër, i cili po hipte në mjetin e tij. /a.y/noa.al

Atentati ndaj të “fortit” të Shkodrës, Kulla: Nuk e di kush e ka vënë tritolin

Atentati me eksploziv, si u kthye Lulzim Kulla në “tmerrin” e shkodranëve

Atentati me eksploziv, policia del me deklaratë: 8 të plagosur, dy në gjendje të rëndë Atentati me eksploziv në Shkodër, dalin emrat e të plagosurve

Kush është shënjestra e shpërthimit me eksploziv në Shkodër, zbulohet e kaluara e tij

Detaje nga shpërthimi me 3 të plagosur në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes