Transmetuar më 13-01-2018, 14:41
Publicitet

Policia e Shkodrës del me deklaratë lidhur me atentatin me eksploziv të ndodhur paraditen e sotme, ku mbetën të lënduar disa persona.

Konfirmohet zyrtarisht se janë tetë personat e plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se sot rreth orës 10:45 në lagjen “Partizani”, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lëndë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit Lulzim Kulla 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Të dëmtuarit e tjerë janë Ditmir Myftia 32 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe Gentian C, 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Tre të plagosurit u dërguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 persona të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Shkodrës për ndihmë mjekesore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

Dyshohet se shënjestra e eksplozivit ishte Kulla, i cili rezulton edhe person me precedentë penalë. /a.y/noa.al

Atentati me eksploziv në Shkodër, dalin emrat e të plagosurve

Kush është shënjestra e shpërthimit me eksploziv në Shkodër, zbulohet e kaluara e tij

Detaje nga shpërthimi me 3 të plagosur në Shkodër, pamjet nga vendi i ngjarjes

Shpërthim me eksploziv në Shkodër, dyshohen 3 të lënduar