Transmetuar më 22-01-2018, 08:41

Ishte dashuruar prej saj prej vitesh, që kur të dy ishin nxënës të gjimnazit “Sotir Çapo” në Zharrës të Fierit dhe qysh atëherë i kishte propozuar.

Aldison Belulaj 23 vjeç, ishte dashuruar vite më parë pas 21-vjeçares Ariela Murati, por pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të saj, për tu lidhur bashkë, ai nuk hiqte dorë.

Kjo këmbëngulje e tij i mori jetën vajzës që dashuronte, pasi e ekzekutoi me armë zjarri pasditen e së dielës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas në gjendje shoku shkrepi armën dhe drejt vetes.

Mësohet se e reja, ishte studente në Tiranë në vitin e tretë për Drejtësi, ndërsa ai kishte filluar punë prej disa kohësh si infermier, po në kryeqytet.

Kur e reja erdhi në Tiranë për studime, dy vite pas tij, Aldison mendoi se i erdhi mundësia për ta bindur që të lidheshin bashkë. Por Ariela ishte e vendosur, nuk donte të krijonte asnjë lidhje me asnjeri dhe Aldisonit ia kishte bërë të qartë disa herë.

Madje këtë gjë ia kishte thënë edhe në Zharrëz, kur ai kishte shkuar në familjen e saj për t’i kërkuar dorën për nuse.

Përballë vendosmërisë së vajzës, edhe prindërit e 21-vjeçares e kishin refuzuar propozimin e Belulaj, duke i kërkuar që të mos i binte më vajzës në qafë.

Shoqet e ngushta të viktimës, thanë se Ariela përndiqej nga Aldisoni prej disa vitesh dhe nuk dorëzohej, pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të saj. Kjo kishte bërë që i riu të humbte toruan dhe të niste edhe kërcënimet, duke insistua që të lidheshin bashkë.

Refuzimi i disatë i Arielës pasditen e kësaj të diele, i humbi toruan 23-vjeçarit i cili vendosi që t’i merrte jetën, i dorëzuar para refuzimit të saj. I shokuar teksa pa të gjakosur dhe të pajetë dashurinë e tij, Aldisoni nuk u mendua dy herë por shkrepi armën drejt vetes, duke bërë që të jetë në gjendje kritike për jetën. Një krim pasioni tronditës me një vajzë të vdekur në moshën më të bukur dhe një djalë që lufton mes jetës dhe vdekjes në spital… aty ku duhet të punonte. /a.y/noa.al

A e ndjeu Ariela atë që do i ndodhte?! Trondit postimi në Facebook

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve

Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak

Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë

Qëlloi vajzën dhe më pas veten, ja kush është Arjela Murati

E rëndë në Tiranë! Një djalë qëllon me armë një vajzë, më pas veten