Transmetuar më 22-01-2018, 07:29

Një krim i rëndë tronditi mbarë vendin pasditen e kësaj të diele, ku një djalë i ri qëlloi me armë zjarri vajzën të cilën dashuronte dhe më pas e shkrepi armën drejt vetes, ku vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 21-vjeçaria Ariela Murati, e cila u vra vetëm se refuzoi dashurinë e 23-vjeçarit Aldosen Belulaj.

Por ndërsa i riu ia kishte shprehur dashurinë prej kohësh, duket se Ariela nuk ndante të njëjtat ndjenja.

Por nga një postim i bërë prej së ndjerës në Facebook, ku shihet në një poligon qitjeje me armë në dorë, Ariela duket se e ka ndjerë atë që i ka ndodhur.

“Armët nuk vrasin njerëz. Njerëzit vrasin njerëz”, kishte shkruar e ndjera pak muaj më parë, sikur ta ndjente atë që do i ndodhte.

Aldisoni dhe Ariela kanë qenë të dy nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme “Sotir Çapo” në Zharrëz të Fierit, dhe ai ishte dashuruar pas saj vite më parë. Madje ai kishte kërkuar edhe dorën e së resë në familje, por ishte refuzuar.

Krimi tronditës u shënua pasditen e së dielës pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë./a.y/noa.al

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve

Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak

Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë

Qëlloi vajzën dhe më pas veten, ja kush është Arjela Murati

E rëndë në Tiranë! Një djalë qëllon me armë një vajzë, më pas veten