Transmetuar më 21-01-2018, 18:07

Një ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e sotmë në Tiranë ku një vajzë e re vetëm 21-vjeç është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë QSUT-së dhe krimi është kryer nga një I ri vetëm 23-vjeç i cili nga raportimet e para thuhet se ishte i dashuruar me studenten e mjekësisë.

Viktima quhet Ariela Murati dhe ishte studente e Drejtësisë në vitin e 3 të shkollës së lartë.

Deri tani, sipas policisë dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Burimet thanë se Aldison Belulaj, dhe Ariela Murati, ishin nga fshati Zharrëz i Fierit, dhe te dy kishin mbaruar studimet në gjimnazin ‘Sotir Kapo’.

Që në kohën e gjimnazit djali i kishte shprehur ndjenjat vajzës, por ajo e kishte refuzuar.

Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre.

Djali madje i kishte vajtur edhe në shtëpi vajzës por familja e saj nuk ka qenë dakord dhe i kanë kërkuar të heqë dorë nga kjo kërkesë.

Edhe vajza e ka refuzuar në vijimesi, por i riu nuk ishte bindur për këtë gjë përcjell Panorama.

Belulaj njihej si djalë i urtë dhe jo problematik, e së fundmi kishte nisur edhe punë si infermier, ndërsa vajza ishte studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe jetonte në shtëpi me qera.

Të dy të rinjtë kanë qenë nxënës shumë të mirë në shkollë.