Transmetuar më 21-01-2018, 15:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pak pas mesditës së sotme, ku një djalë ka qëlluar me armë zjarri një vajzë dhe më pas edhe veten.

Gjithçka ka ndodhur në afërsi të qendrës spitalore “Nënë Tereza”, rreth orës 15.00 të kësaj të diele.

Nga të dhënat paraprake flitet për tre të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë. Të dhënat janë endee të pakta, ndërkohë që nuk dihet motivi i ngjarjes dhe as identitetet.

Paraprakisht flitet se dy të rinjtë janë në një lidhje bashkë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese