Transmetuar më 21-01-2018, 14:08

Policia e Vlorës e konfirmon, nënë e bir u dhunuan, para se banesa e tyre të digjej dhe ata të gjenin vdekjen.

Lidhur me informacionin paraprak ku në lagjen “1 Maji” të Vlorës, në një banesë u gjetën të pa jetë e të djegur persona konfirmohet se “Në vijim të veprimeve hetimore  si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, nga këqyrja e dy trupave ka rezultuar se trupat e shtetasve Salkie Hoxhallari, dhe Olsi Hoxhallari, kanë dëmtime fizike”.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje

Sakaq pranë trupit të pajetë të 43-vjeçarit Hoxhallarit është gjetur edhe një bisht cigareje.

Ngjarja tragjike ndodhi në ende pa zbardhur e diela, rreth orës 04.20 të mëngjesit të sotëm.

Viktimat Salkie Hoxhallari 73 vjeçe dhe djali i saj Olsi Hoxhallari 43 vjeç, u gjetën të djegur dhe të pajetë. Ata ishin zhvendosur në Vlorë prej disa vitesh, ndërsa ishin me origjinë nga Maliqi i Korçës.

Bazuar në dëshminë e gruas së Olsit, ajo e kishte lënë të shoqin dhe vjehrrën tek shtëpia e vjetër ku po ngroheshin me sobën e zjarrit, ndërsa vetë kishte ikur te shtëpia tjetër pasi po qante djali i vogël.

Rreth orës 04.00 të mëngjesit ajo ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka parë që nga banesa dilte zjarr, ku dhe pasi ka shqyer derën, që sipas saj ishte e mbyllur nga brenda, ka gjetur trupat e pajetë. Nëse fillimisht u mendua si ngjarje aksidentale, konstatimi i shenjave të dhunës në trupin e viktimave, i ka dhënë kthesë tjetër historisë. /a.y/noa.al

Banesa e djegur dhe nënë e bir të vdekur, shoqërohet në polici kunata e të ndjerit

Zjarri në shtëpinë në Vlorë, nënë e bir që u gjetën të vdekur, kishin shenja dhune në trup

Djegia e shtëpisë në Vlorë, detajet e dhimbshme nga ngjarja ku humbën jetën nënë e bir

Pamje nga banesa e djegur, ku humbën jetën nënë e bir

Tragjike në Vlorë! Shkrumbohet shtëpia, humbin jetën nënë e bir