Transmetuar më 21-01-2018, 08:26

Një ngjarje tragjike ku një banesë është shkrumbuar nga zjarri, u ka marrë jetën dy personave, nënë e bir.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën mes të shtunës dhe të dielës në qytetin e Vlorës, në lagjen “1 Maji”.

Viktimat janë Salkie Hoxhallari 73 vjeçe dhe djali i saj Olsi Hoxhallari 43 vjeç, të cilët janë gjetur të djegur.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e shpërthimit të ndonje bombole gazi apo prej ndonjë mjeti të përdorur për ngrohje, gjatë kohës që nënë e bir ishin në gjumë.

Detajet e ngjarjes janë ende të pakta, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes. a.y/noa.al